​Shkon në 40 bilanci i viktimave në një sallë afër Moskës, vjen reagimi nga Shtëpia e Bardhë

Bota

​Shkon në 40 bilanci i viktimave në një sallë afër Moskës, vjen reagimi nga Shtëpia e Bardhë

Më: 22 mars 2024 Në ora: 20:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në sallën e koncerteve Crocus City Hall pranë Moskës, pati të shtëna dhe u dëgjua një shpërthim, njoftuan sot agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar shërbimet e urgjencës.

Agjencitë ruse raportojnë, duke cituar FSB-në, se të paktën 40 persona u vranë në sulm dhe më shumë se 100 u plagosën.

Disa persona hapën zjarr me armë automatike mbi civilët në hollin e sallës. Në vendngjarje kanë mbërritur 50 autoambulanca dhe forca speciale të Gardës Kombëtare.

Salla është ende duke u djegur, dhe çatia po shembet. Sipas agjencive ruse, në sallë ka më shumë njerëz.

Agjencia kryesore shtetërore e hetimit të krimit të Rusisë, Komiteti Hetues, tha se po hetonte sulmin, të cilin e përshkroi si një sulm terrorist. Komiteti nuk tha se kush mund të jetë përgjegjës për sulmet.

Situata në Moskë u komentua edhe nga John Kirby, këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit amerikan Joe Biden.

"Deri më tani nuk ka indikacione se Ukraina apo ukrainasit janë të përfshirë në sulm. Ne po e monitorojmë situatën nga afër, por në këtë fazë të hershme dua t'ju siguroj se kjo nuk është në asnjë mënyrë e lidhur me Ukrainën," tha Kirby.

I pyetur nëse kjo ishte një shenjë se po shfaqen çarje në regjimin e Vladimir Putin, Kirby tha: "Ka njerëz në Moskë dhe Rusi që shqetësohen nga mënyra se si Putin po drejton vendin, por në këtë pikë ne nuk mund ta lidhim atë që po ndodh. Na duhet më shumë kohë, duhet të mbledhim më shumë informacion".

Mediat ruse raportojnë se në sallë ndodheshin 6.200 persona për koncertin e rok grupit rus Piknik, i cili është dashur të mbahet sonte. Kapaciteti i Crocus është 9.500 njerëz. Ndërkohë, Aeroporti Ndërkombëtar Vnukovo po rrit masat e sigurisë, përfshirë edhe stacionet hekurudhore në Moskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat