6 të vdekur nga përmbytjet në jug të Perusë

Bota

6 të vdekur nga përmbytjet në jug të Perusë

Më: 5 mars 2024 Në ora: 06:37
Foto ilustrim

Të paktën gjashtë persona humbën jetën në rajonin jugor peruan të Apurimac.

Pasi lumi Chumbao doli nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, thanë mediat lokale.

Viktimat dyshohet se po udhëtonin me një automjet kur i mori rrjedha e ujit.

Autoritetet lokale evakuuan njerëzit nga rrethi Kaspichaka pasi Qendra Kombëtare e Operacioneve të Emergjencave raportoi të premten se një vërshim i lumit Chumbao shkaktoi dëme në shtëpi në distriktin Talavera në Perunë jugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat