Tanku amerikan Abrams që u është dhënë ukrainasve, shihet për herë të parë në fushëbetejë

Bota

Tanku amerikan Abrams që u është dhënë ukrainasve, shihet për herë të parë në fushëbetejë

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 09:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Tanku i shumëkërkuar amerikan Abrams është parë në fushëbetejë në Ukrainë, që po cilësohet si hera e parë që është filmuar në aksionet duke u përdorur për të bombarduar pozicionet e rusëve në afërsi të qytetit të pushtuar Avdiivka.

Pamjet e filmuara nga droni, shfaqin tankun amerikan që përdoret nga Brigada e 47-të e trupave ukrainase, që luftuan në Avdiivka derisa morën urdhër që të tërhiqen.

Tani rusët kanë marrë nën kontroll këtë qytet, por ukrainasit vazhdojnë të ruajnë pozicionet e tyre në afërsi të qytetit ku nga atje po vazhdojnë të godasin rusët siç edhe mund të shihet në videon e publikuar.

Pamjet nga droni shfaqin ndërprerjen e sulmit rus në periferi të Avdiivkas, që e realizuan trupat e Brigadës së 3-të të ushtrisë ukrainase.

Rusët tentuan të sulmojnë pozicionet e ukrainasve, por bombat me dronë të hedhur mbi makinerinë e tyre ua pamundësojë kryerjen e këtij aksioni.

Aty ishte edhe Abrams që u është dhënë ukrainasve nga qeveria amerikane, prej të cilëve prej kohësh e kishte kërkuar këtë tank shumë efikas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat