Konfirmojnë për Nettavisen: Ushtarët ukrainas vrasin rusët në Afrikë!

Bota

Konfirmojnë për Nettavisen: Ushtarët ukrainas vrasin rusët në Afrikë!

Nga: H.R Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 12:37
Ushtari ukrainas në foto ka luftuar kundër ushtarëve rusë në Afrikë.

(Nettavisen): Në një bazë sekrete pak larg Kievit, Nettavisen takon një grup forcash speciale ukrainase. Grupi ku ata bëjnë pjesë ka fituar statusin legjendar në Ukrainë. Misionet e vështira për shtetin  ukrainas, në zonat më të rrezikshme, u besohen këtyre ushtarëve.

Grupi ka kryer disa aksione brenda Rusisë, ku janë goditur caqe ushtarake. Ajo që nuk dihet është se Ukraina gjithashtu ka ushtarë edhe në Afrikë, atje, sulmohen ushtarët rusë.

Komandanti ukrainas me të cilin bisedon Nettavisen është veçanërisht i prirur për fshehtësinë dhe fillimisht skeptik për të folur me shtypin. Ai thotë se, ai vetë është i listuar në një listë terroriste ruse, prandaj kushdo që arrin të sjellë kokën e tij në një pjatë tek autoritetet ruse, mund të presë një shpërblim solid.

Dihet se ekonomia Ruse është e sanksionuar rëndë nga Perëndimi. Rusët po luftojnë për të shitur mallrat në tregun ndërkombëtar, por tani duket se kanë gjetur një boshllëk përmes Afrikës.

Ushtarët ukrainas shpjegojnë se Rusia u ofron mercenarë diktatorëve afrikanë, në këmbim të monedhës shumë të nevojshme. Shkëmbimi përfshin gjithashtu edhe një mundësi tjetër që Rusia të shesë arin rus, diamante ruse dhe lëndë të tjera të para të nxjerra në Rusi, por të etiketuara si mallëra  afrikane.

Blerësit që nuk dyshojnënë këtë tregëti, mendojnë se po blejnë ar afrikan, por në realitet paratë e përfundojnë në xhepat e regjimit të Putinit dhe përdoren për të paguar për luftën në Ukrainë.

- Prania jonë në Afrikë është shumë e pakëndshme për Rusinë, pohon komandanti ukrainas dhe bën këtë premtim: Ne do ta mbushim Afrikën me gjak rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat