Irlanda dhe Gjermania paralajmërojnë Izraelin kundër ofensivës në Rafah

Bota

Irlanda dhe Gjermania paralajmërojnë Izraelin kundër ofensivës në Rafah

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Ministri i Jashtëm i Irlandës, Michael Martin, ka paralajmëruar Izraelin kundër nisjes së një ofensive në Rafah, për të cilën ministrat e jashtëm thanë se do të ishte një katastrofë për rreth 1.5 milionë refugjatë që ndodhen atje.

“Një sulm mbi Rafah do të ishte absolutisht katastrofi”, tha Martin në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.

“Mbi 1.5 milionë njerëz janë vendosur atje në një cep shumë të vogël të Gazës. Ata janë të lodhur, janë të rraskapitur, nuk kanë ku të shkojnë tjetër, si mund dikush t’i shkaktojë më shumë traumë?” tha ai.

Në një deklaratë të veçantë, Gjermania u bëri jehonë shqetësimeve të Martin.

“Është e vështirë të vlerësohet saktë situata humanitare atje, por mendoj se të gjithë e kuptojnë se është katastrofike”.

Nëse do të ketë një ofensivë, Izraeli duhet t’i përgjigjet pyetjes se si të evakuohen civilët që aktualisht janë të strehuar atje, shtoi zëdhënësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat