Rebelët “Houthi” sulmojnë dy anije në Oqeanin Indian dhe Detin e Kuq

Bota

Rebelët “Houthi” sulmojnë dy anije në Oqeanin Indian dhe Detin e Kuq

Më: 30 prill 2024 Në ora: 07:58
Foto ilustrim

Grupi Houthi kanë sulmuar sërish anije kontejnerësh MSC Orion dhe Cyclades nga Jemeni, në Oqeanin Indian dhe Detin e Kuq.

Anija e parë, që mbante flamurin portugez, u shënjestrua nga dronët ndërsa lundronte midis porteve të Sines (Portugali) dhe Salalah (Oman).

Orion është në pronësi të Zodiac Maritime dhe pjesërisht në pronësi të biznesmenit izraelit Eyal Ofer, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërsa Cyclades ishte rrugës nga Xhibuti për në qytetin saudit të Jeddah kur u sulmua.

Sipas kompanisë britanike të sigurisë detare Ambrey, anija e kontejnerëve me flamur të Maltës u shënjestrua nga tre raketa në Detin e Kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat