Kievi akuzon Moskën për ekzekutimin e dy të burgosurve ukrainas të luftës

Bota

Kievi akuzon Moskën për ekzekutimin e dy të burgosurve ukrainas të luftës

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 16:49
Volodymyr Zelensky

Kievi akuzon Moskën për ekzekutimin me pushkatim të dy të burgosurve ukrainas të luftës në pjesën lindore të vendit.

“Rusët treguan edhe një herë sjelljen e tre ndaj ligjit humanitar ndërkombëtar duke ekzekutuar me plumba dy të burgosur ukrainas të luftës”, tha ushtria ukrainase në një postim në Telegram.

Ata publikuan gjithashtu një video të shkurtër bardhë e zi të xhiruar nga një dron, në të cilën shihet një ushtar duke qëlluar mbi dy ushtarë që janë shumë afër tij dhe nuk bëjnë rezistencë.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në Khortitsya, afër provincave të Krahkiv-it dhe Donetskut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat