Borrell i kërkon Izraelit të mos ndërmarrë veprime ushtarake në Rafah

Bota

Borrell i kërkon Izraelit të mos ndërmarrë veprime ushtarake në Rafah

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 13:59
Joesp Borrell

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka ripërsëritur thirrjet që Izraeli të shmangë veprimet ushtarake në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku janë strehuar 1.4 milion njerëz.

Një veprim i tillë do të “përkeqësonte një situatë tashmë katastrofike humanitare,” shkroi Borrell në X.

“Të gjithë civilët duhet të mbrohen në përputhje [me ligjin ndërkombëtar dhe urdhri i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë duhet të respektohet].”

Një urdhër i GJND-së muajin e kaluar thoshte se Izraeli duhet të parandalojë aktet e gjenocidit dhe të sigurojë dërgimin e ndihmave për civilët në Gaza. Ushtria kryesisht e injoroi vendimin dhe, nëse ka ndonjë gjë, ka intensifikuar fushatën e saj të bombardimeve.

Borrell gjithashtu i bëri thirrje grupit palestinez Hamas që të lirojë të gjithë robërit izraelitë të mbajtur në Gaza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat