Shefi i Konferencës së Sigurisë të Mynihut: Rusia mund ta sulmojë NATO-n

Bota

Shefi i Konferencës së Sigurisë të Mynihut: Rusia mund ta sulmojë NATO-n

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 08:09
Christoph Heusgen

Një sulm rus në ndonjërën prej vendeve anëtare të NATO-s nuk mund të përjashtohet, ka thënë Christoph Heusgen, udhëheqës i Konferencës së Sigurisë të Mynihut, në një deklarim të shtunën, disa ditë para mbledhjes së liderëve botërorë dhe ekspertëve të mbrojtjes, në këtë qytet gjerman.

I pyetur nëse mendon që presidenti rus, Vladimir Putin mund të japë urdhër për një sulm të tillë, Heusgen ka pohuar, shkruan REL.

“Putin e ka përsëritur që shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ka qenë katastrofa më e madhe e shekullit 20, sepse ka rezultuar me shumë rusë të mbetur jashtë kufijve të Rusisë”.

Ai ka thënë se Putin synon rikrijimin e një Rusie të Madhe me kufijtë e dikurshëm të Bashkimit Sovjetik, për t’u bërë një perandori globale, të cilën ai do të mund ta udhëhiqte si car.

“Nëse Putin nuk e humb luftën në Ukrainë, duhet të kemi parasysh që mund të grabisë Moldavinë apo republikat baltike”, ka thënë ai.

Heusgen ka mohuar të spekulojë se çfarë do të bëjë Putini.

“Mirëpo, ne duhet të bëjmë gjithçka për t’u siguruar që Ukraina pranon armët dhe ndihmën ushtarake që i duhet për t’iu rezistuar me sukses agresorëve rusë dhe për t’i larguar ata prej territorit kombëtar”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat