Projektligji ukrainas për lehtësimin e mobilizimit kalon leximin e parë

Bota

Projektligji ukrainas për lehtësimin e mobilizimit kalon leximin e parë

Nga: A.SH Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Një projekt-ligj i krijuar për t'i dhënë qeverisë ukrainase më shumë fuqi për të mobilizuar qytetarët e saj ka kaluar leximin e parë në parlament.

"Ky nuk është vendimi përfundimtar," tha më pas politikani ukrainas Oleksiy Honcharenko.

“Do të ketë një lexim të dytë dhe para tij do të bëhen ndryshime”, shtoi ai.

Projektligji i mobilizimit, i parë si i diskutueshëm mes ukrainasve, propozon kufizimin e shërbimit ushtarak në tre vjet, por gjithashtu uljen e moshës së rekrutimit nga 27 në 25 vjeç dhe shtrëngimin e gjobave për ata që nuk regjistrohen.

Kjo vjen pasi Ukraina po i afrohet vitit të tretë të konfliktit, gjatë të cilit më shumë se 500,000 ushtarë rusë dhe ukrainas vlerësohet të jenë vrarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat