Prag konflikti me Japoninë? Medvedev: Do të vendosim armë në ishujt Kuril, është pjesë e Rusisë

Bota

Prag konflikti me Japoninë? Medvedev: Do të vendosim armë në ishujt Kuril, është pjesë e Rusisë

Më: 30 janar 2024 Në ora: 16:40
Dmitry Medvedev

Zëvendës presidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev deklaroi këtë të martë se Moska ka në plan zhvillimin e ishujve Kuril, duke përfshirë edhe vendosjen e armëve.

“Ishujt Kuril do të zhvillohen në mënyrë aktive dhe roli i tyre strategjik do të rritet paralelisht, duke përfshirë vendosjen e armëve të reja atje”, tha Medvedev, i cili ka mbajtur edhe postin e presidentit të Rusisë, shkruan Tass.

Duke komentuar një vërejtje nga kryeministri japonez, Fumio Kishida, i cila tha se Tokio po punonte ende drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjes territoriale dhe nënshkrimit të një traktati paqeje me Moskën, Medvedev u shpreh se: “Askush nuk është kundër një traktati paqeje”, duke qenë se Japonia kupton disa parime kyçe. një prej tyre është se Rusia planifikon të zhvillojë ushujt Kuril. Ky nuk është një rajon i diskutueshëm, kjo është Rusia”.

Më herët, Kishida premtoi më shumë përpjekje “për të nxitur sanksionet kundër Rusisë dhe për të mbështetur Ukrainën”. Kryeministri japonez u ankua se marrëdhëniet midis Japonisë dhe Rusisë u përkeqësuan nga ajo që ai e quajti agresioni rus kundër Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat