​Shpërthejnë protestat në Meksikë pasi policia qëllon për vdekje një 27 vjeçar

Bota

​Shpërthejnë protestat në Meksikë pasi policia qëllon për vdekje një 27 vjeçar

Më: 21 janar 2024 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Banorët e një qyteti në Meksikë sulmuan zyrtarët policorë dhe vandalizuan një ndërtesë të qeverisë lokale ndërsa protestat shpërthyen pasi një 27-vjeçar u qëllua për vdekje nga policia.

Banorët në qytetin e Lerdo de Tejada - pranë shtetit të Veracruz në bregdetin e Gjirit - u përleshën me oficerët në vendngjarje dhe përmbysën një makinë policie përpara se të vunë zjarrin dhe të thyenin xhamat e bashkisë lokale.

Kjo vjen pasi Brando Arellano Cruz u qëllua të premten mbrëma pasi nuk ndaloi makinën e tij në një postbllok policie ndërsa po shkonte për në shtëpinë e gjyshes së tij.

“Pasi ai kishte parkuar, ata hapën zjarr kundër makinës dhe e vranë menjëherë”, tha babai i tij, Delfino Arellano Ramirez.

“Djali im vdiq menjëherë”.

Një turmë banorësh të tërbuar filluan të sulmonin oficerët e dyshuar të përfshirë, si dhe dy makina policie, një furgon dhe një pjesë të ndërtesës së bashkisë.

Familja raportoi se një oficer u largua nga vendi i ngjarjes dhe katër u dërguan në spital nga policia e shtetit.

Ata besohet të jenë të njëjtët katër oficerë që janë nën hetim për të shtënat.

Në një deklaratë, Maria Esther Arroniz Lopez, kryebashkiakja e Lerdo de Tejada, tha se i vinte "thellësisht keq" për humbjen e zotit Arellano Cruz, por shtoi se "dënon fuqishëm" protestuesit, të cilët tha se "përfituan nga kjo fatkeqësi".

Ajo tha se qeveria kundërshton "përdorimin e pajustifikuar të forcës" dhe "do të zbatojë të gjithë ashpërsinë e ligjit kundër atyre që janë përgjegjës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat