Aeroplani rus me pasagjerë aterron gabimisht në një lumë të ngrirë

Bota

Aeroplani rus me pasagjerë aterron gabimisht në një lumë të ngrirë

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 19:59
Aeroplani rus me pasagjerë aterron gabimisht në një lumë të ngrirë

Një aeroplan pasagjerësh me 34 persona në bord ka aterruar në një lumë të ngrirë në Lindjen e Largët të Rusisë.

Asnjë nuk u lëndua kur aeroplani i avio-kompanisë “Polar Airlines”, një Antonov An-24 nga era sovjetike, ka zbritur sot jo shumë larg nga toka, në lumin e ngrirë të Kolymas.

Aeroplani aterroi jashtë pistës së aeroportit Zyryanka, raporton bbc.

Hulumtimet fillestare thonë se faji ishte i pilotit. Në bord ishin tridhjetë pasagjerë dhe katër anëtarë ekuipazhi.

Fluturimi PI217 largohej nga Jakutska, kryeqyteti i republikës së Sakha në Lindjen e Largët të Rusisë.

Imazhet treguan aeroplanin pothuajse në qendër të lumit të ngrirë Kolyma në Siberinë Lindore.

Ndryshe, temperaturat në Zyryanka bien në rreth -40 gradë Celsius në këtë kohë të vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat