​13 të vdekur nga shpërthimi në Indonezi

Bota

​13 të vdekur nga shpërthimi në Indonezi

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 16:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim në një fabrikë nikeli në ishullin Sulawesi të Indonezisë ka lënë të vdekur të paktën 13 punëtorë dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë, disa prej të cilëve rëndë.

Tetë viktima ishin indonezianë dhe pesë kinezë. Fabrika është e financuar nga Kina. Gjatë punës së riparimit në një furre, një lëng i ndezshëm mori flakë dhe shkaktoi shpërthimin e rezervuarëve të oksigjenit aty pranë, sugjeroi një hetim fillestar.

Indonezia është prodhuesi më i madh në botë i nikelit, i cili përdoret në bateritë e makinave elektrike dhe në çelik inoks.

Një shpërthim fillestar shkaktoi disa shpërthime të tjera pasi kishte shumë depozita të tjera oksigjeni aty pranë, tha një zëdhënës i Parkut Industrial Morowali të Indonezisë (IMIP).

Zjarri u shua disa orë më vonë. IMIP është një ndërmarrje e fokusuar në nikel, në pronësi të një kompanie kineze, e cila prodhon çelik inoks dhe çelik karboni. Kompania tha se do të mbulonte kostot e trajtimit për viktimat.

Në fillim të këtij viti, një punëtor kinez dhe një indonezian u vranë në një fabrikë nikel në të njëjtin park industrial - pasi shpërtheu një trazirë gjatë një proteste nga stafi.

Pak muaj më parë, si pasojë e një zjarri në të njëjtën fabrikë mbeti i vdekur një punëtor dhe gjashtë të tjerë u lënduan.

Incidentet kanë rritur shqetësimin për sigurinë në objektet e financuara dhe të operuara nga kompani kineze. /BBC

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat