Kremlini: Vendimi i BE-së për negociatat e Ukrainës mund të destabilizojë Evropën

Bota

Kremlini: Vendimi i BE-së për negociatat e Ukrainës mund të destabilizojë Evropën

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian vendosi të enjten të hapë negociatat e pranimit në Union për Ukrainën dhe Moldavinë.

Për këtë vendim ka reaguar këtë të premte Rusia.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se ky vendim mund të çojë në destabilizimin e Bashkimit Europian.

Negociatat për t’u bashkuar me BE mund të zgjasin me vite ose dekada. BE ka pasur gjithmonë kritere strikte për pranimin dhe është e qartë se për momentin as Ukraina dhe as Moldavia nuk i përmbushin këto kritere. Është e qartë se ky është një vendim absolutisht i politizuar, dëshira e BE-së për të demonstruar mbështetje për këto vende. Por anëtarë të tillë të rinj mund të destabilizojnë BE-në dhe duke qenë se jetojmë në të njëjtin kontinent me BE-në, sigurisht që është një vendim që na përfshin edhe ne”, ka thënë Peskov.

Liderët e BE-së ranë dakord për hapjen e negociatave me Ukrainën, e cila prej 24 shkurtit të vitit 2022 është në luftë me Rusinë, por nuk pati dakordësi për një paketë 50 miliardë euro ndihme financiare për Kievin, e cila u kundërshtua nga Hungaria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat