Mijëra persona “pushtuan” rrugët e Londrës, çfarë ndodhi në marshimin pro-palestinez

Bota

Mijëra persona “pushtuan” rrugët e Londrës, çfarë ndodhi në marshimin pro-palestinez

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 21:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Mijëra persona protestuan pro-palestinës qendër të Londrës, ku bënë thirrje për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit për të lejuar që ndihma humanitare të arrijë civilët palestinezë brenda Gazës.

Protestuesit pro-palestinezë nisën marshimin e tyre pranë Bankës gjatë mesditës dhe e përfunduan marshimin në Sheshin e Parlamentit në orët e vona gjatë pasdites.

Londinezët në marshim mbajtën pankarta me fjalët: “Palestinë e lirë” dhe “Fund rrethimit”.

Ndërkohë disa protestues brohoritën: “Okupim jo më”, “Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë” dhe “Izraeli është një shtet terrorist”.

Fushata e Solidaritetit të Palestinës deklaroi se ata vlerësojnë se mbi 100,000 njerëz morën pjesë në marshimin e sotëm, ndërsa Policia Met e vendos këtë numër afër 40,000.

13 persona janë arrestuar për një sërë veprash, duke përfshirë mbajtjen e pankartave nxitëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat