Presidenti i Afrikës së Jugut akuzon Izraelin për krime lufte dhe gjenocid në Gaza

Bota

Presidenti i Afrikës së Jugut akuzon Izraelin për krime lufte dhe gjenocid në Gaza

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 15:07
Gaza

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa akuzoi sot Izraelin për “krime lufte” dhe “gjenocid” në Gaza në një fjalim që hapi takimin e jashtëzakonshëm online të grupit BRICS (Brazil, Rusi, Indi, Kinë, Afrika e Jugut), i cili u mblodh për situatën në Gaza dhe Lindjen e Mesme.

“Ndëshkimi kolektiv i civilëve palestinezë nëpërmjet përdorimit të paligjshëm të forcës nga Izraeli është një krim lufte”, theksoi Ramaphosa.

“Mohimi i qëllimshëm i ilaçeve, karburantit, ushqimit dhe ujit për popullin e Gazës është i barabartë me gjenocid”, shtoi ai.

Afrika e Jugut kryeson takimin e jashtëzakonshëm online të grupit të vendeve BRICS, ku ndër të tjera pritet të marrin pjesë edhe presidenti rus Vladimir Putin dhe ai kinez Xi Jinping.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat