Një ‘mur’ i madh zjarri po i afrohet një qyteti në Argjentinë

Bota

Një ‘mur’ i madh zjarri po i afrohet një qyteti në Argjentinë

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 15:17
Argjentinë

Qindra qytetarë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në provincën qendrore të Cordoba të Argjentinës, pas përhapjes së zjarreve për shkak të një vale të fortë të të nxehtit.

Fotografitë dhe videot nga zona tregojnë një mur me flakë që lëviz drejt vendpushimit Vila Carlos Paz në Luginën Punilha në rajonin e Kordobës.

Aty jetojnë rreth 56 mijë banorë. Gjithsej 960 zjarrfikës po marrin pjesë në shuarjen e zjarreve në pyje me tetë aeroplanë zjarrfikës dhe dy helikopterë, njoftoi dje qeveria.

“I bëj thirrje popullatës që të respektojë udhëzimet e zjarrfikësve dhe autoriteteve që punojnë në zonat e prekura”, shkroi guvernatori i Kordobës në rrjetet sociale.

“Gjëja më e rëndësishme është të shpëtojmë jetë, kudo që nevojitet evakuimi, ai do të kryhet”, shtoi guvernatori argjentinas.

Ka pasur pesë zjarre aktive në pyje në rajon të martën, sipas Shërbimit Kombëtar të Menaxhimit të Zjarrit të Argjentinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat