Shpërthen tubacioni i gazit në Finlandë

Bota

Shpërthen tubacioni i gazit në Finlandë

Nga: A.SH Më: 10 tetor 2023 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Mediat në Finlandë po raportojnë se një rrjedhje është zbuluar në tubacionin e gazit nënujor midis vendit dhe Estonisë - i njohur si Balticconnector, përcjell Bota sot.

Gazeta e përditshme finlandeze Iltalehti citon burime qeveritare duke thënë se dëmi "nuk është një aksident".

Ai shton se zyrtarët në vend - i cili, si Estonia, tani është anëtare e NATO-s - besojnë se Rusia qëndron pas sulmit.

Radioja publike suedeze raportoi veçmas se tubacioni ishte dëmtuar dhe se dëmi nuk ndodhi natyrshëm, ndërsa citoi gjithashtu burime të qeverisë finlandeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat