SHBA-ja dëbon dy diplomatë rusë

Bota

SHBA-ja dëbon dy diplomatë rusë

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë dëbuar dy diplomatë rusë nga ambasada në Uashington.

Dëbimi erdhi si kundërpërgjigje ndaj “dëbimit të dy diplomatëve të Ambasadës së SHBA-së në Moskë”, tha një zëdhënës.

Ai shtoi se në këtë formë Departamenti amerikan i Shtetit në mënyrë reciproke ka dëbuar dy “zyrtarë të ambasadës ruse që vepronin në Shtetet e Bashkuara”.

“Departamenti nuk do të tolerojë modelet e ndjekura nga qeveria ruse për ndjekjen e diplomatëve tanë”, raporton cnn.

“Veprimet e Departamentit dërgojnë një mesazh të qartë se veprimet e papranueshme kundër personelit të ambasadës sonë në Moskë do të kenë pasoja”, pohoi ai

Muajin e kaluar, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, paralajmëroi se SHBA-të do t’i përgjigjen “me shpejtësi” dëbimit të dy diplomatëve amerikanë nga Rusia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat