Presidenti i Azerbajxhanit: Do t’i mbrojmë të drejtat e armenëve që jetojnë në Karabak

Bota

Presidenti i Azerbajxhanit: Do t’i mbrojmë të drejtat e armenëve që jetojnë në Karabak

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 00:10
Ilham Aliyev

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka thënë se të drejtat e armenëve që jetojnë në Karabak do të mbrohen “brenda kornizës së legjislacionit të vendit dhe detyrimeve ndërkombëtare”.

Gjatë një takimi me një delegacion amerikan, Aliyev ka theksuar se si pakicat e tjera etnike që jetojnë në Azerbajxhan, të drejtat e armenëve do të sigurohen brenda kornizës së legjislacionit të vendit dhe detyrimeve ndërkombëtare, tha në një deklaratë zyra presidenciale e Azerbajxhanit.

Aliyev ka pritur përfaqësuesen speciale të presidentit amerikan dhe administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, Ndihmëssekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Yuri Kim, dhe Këshilltarin e Lartë të Departamentit të Shtetit për Negociatat e Kaukazit, Louis Bono, raporton Abcnews.

Presidenti Aliyev ka thënë se janë sekuestruar pajisje ushtarake, municione dhe furnizime ushtarake, duke shtuar se përfaqësuesit ushtarakë të akredituar në vend dhe përfaqësuesit e Zyrës së Koordinatorit të Përhershëm të OKB-së i kanë parë armët dhe pajisjet ushtarake, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë thuhet më tej se Aliyev ka deklaruar gjithashtu se civilët nuk janë lënduar gjatë operacioneve antiterroriste, dhe si fokus ka qenë shënjestrimi i grupeve të armatosura të paligjshme armene dhe instalimeve ushtarake. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat