“Trupat e alienëve” të shfaqur në Kongresin meksikan dyshohet se janë të rreme

Bota

“Trupat e alienëve” të shfaqur në Kongresin meksikan dyshohet se janë të rreme

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 00:19
Foto ilustrim

Mes polemikave në rritje rreth “alienëve”, mjekët në Mexico City kryen disa teste laboratorike në mostrat e paraqitura.

Javën e kaluar, Maussan prezantoi dy ekzemplarë të mumifikuar në Kongresin Meksikan që ai pretendon se janë trupa të qenieve jashtëtokësore.

Dy mumiet e vogla, me koka të zgjatura dhe vetëm tre gishta në secilën dorë, mahnitën jo vetëm parlamentarët, por edhe dhjetëra njerëz që shikonin shfaqjen e dramës në televizion dhe në internet.

Por, gjatë hetimeve u konstatua se mumiet janë bërë “së fundmi”, raporton euronews.

“Ato u krijuan nga kockat e kafshëve dhe njerëzve të mbajtura së bashku me ngjitës sintetik. Kockat, nga ana tjetër, u mbuluan me një përzierje fibrash bimore dhe sintetike për të simuluar llojin e lëkurës”, shton raporti.

Teksa janë publikuar detaje të reja gjatë javës së kaluar, intensiteti i debatit vetëm sa është rritur, por pyetja kryesore është se çfarë dihet deri tani për UFO-t e supozuara?

Gjatë seancës plenare të Kongresit, Maussan deklaroi nën betim se këto ishin qenie jo-njerëzore.

Sipas tij, ata u varrosën në një nga zonat e thella të Perusë dhe mosha e tyre, sipas datimit të karbonit, që supozohet se është kryer nga studiuesit e Universitetit Kombëtar Autonom të Meksikës (UNAM), është rreth 1000 vjeç.

Megjithatë, këto pretendime janë kundërshtuar nga universiteti. Instituti i Fizikës UNAM mohon që hulumtimi mund të përdoret për të vërtetuar se dy trupat i përkasin alienëve.

Duke përdorur analizën e karbonit-14, u arrit të vërtetohej se trupat ishin varrosur para 1000 vjetëve në tokën diatomace, një algë që parandalon zhvillimin e baktereve dhe kërpudhave, duke bërë të mundur ruajtjen afatgjatë të mostrave.

Për të mbështetur teorinë e tij, Maussan ftoi oficerët ushtarakë, kontrollorët e trafikut ajror dhe astronomët të flisnin në një takim të Kongresit.

Ndërsa teoria për trupat e supozuar të alienëve vazhdon të zhvillohet, ka gjithnjë e më shumë mbështetës dhe kundërshtarë të Maussan. Ndërkohë, e gjithë bota pret të shohë nëse këta trupa do të vërtetojnë ekzistencën e jetës përtej Tokës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat