U bë gati ta përshëndeste dhe t’ia shtrëngojë dorën, Biden largohet nga foltorja – presidenti brazilian mbetet i habitur

Bota

U bë gati ta përshëndeste dhe t’ia shtrëngojë dorën, Biden largohet nga foltorja – presidenti brazilian mbetet i habitur

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 19:07
Presidenti amerikan Joe Biden dhe Luiz Inacio Lula da Silva.

Presidenti amerikan Joe Biden është vënë sërish në qendër të vëmendjes, për shkak të një “lëshimi” gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

Ai u shfaq në foltoren para gazetarëve, ku pranë tij ishte edhe presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva.

Megjithatë pas fjalimit disa minutësh të Bidenit, ai u largua nga foltorja duke mos ia shtrënguar fare doren homologut brazilian, i cili me sa duket deshi ta përshëndesë.

E ky moment nuk i shpëtoi kamerave të mediave botërore, që e regjistruan dhe u shpërnda në masë të madhe në rrjetet sociale.

Presidenti brazilian në një moment dukej se po bëhej gati t’i afrohej për t’i shtrënguar dorën dhe përshëndetur, por Biden u largua nga foltorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat