Zelensky në Këshillin e Sigurimit: I jam mirënjohës Shqipërisë për këtë takim

Bota

Zelensky në Këshillin e Sigurimit: I jam mirënjohës Shqipërisë për këtë takim

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 18:47
Zelensky

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së se i është mirënjohës presidencës shqiptare për zhvillimin e këtij takimi.

Ai tha se Rusia nuk do duhet të ishte më e pranishme në takimin e  OKB-së pasi ajo për 754 ditë ka nisur një agresion kriminal të pamotivuar duke vrarë me dhjetëra ukrainas.

“I nderuar kryeministri Rama, i jam mirënjohës kryesisë shqiptare për organizimin e këtij takimi! Që prej nisjes së agresionit në shkallë të gjerë, nisur nga shteti që për disa arsye është sërish i pranishëm këtu mes anëtarëve të këshillit të sigurimit, ka shkaktuar 754 ditë vuajtje, Rusia ka vrarë me dhjetëra dhe më mijëra nga njerëzit tanë.

Natyrisht shumica njohin të vërtetën për këtë luftë. Është një agresion kriminal që synon të aneksojë territoret dhe burimet ukrainase, por nuk është vetëm kaq. Përmes këtij agresioni kërkon të minojë të gjitha normat ndërkombëtare që kërkojnë të mbrojnë botën nga luftrat.

Unë dua të shpreh mirënjohjen të gjithë atyre që e kanë njohur agresionin rus si një shkelje të kartës. Ukraina ka të drejtë të vetëmbrohet dhe ndihma për Ukrainën me armë është diçka që ka ndihmuar në mbrojtjen e këtij vendi”,-tha presidenti i Ukrainës./Euronews Albania

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat