E tmerrshme/ Rusët shkelin me kamion ukrainasen, largohen sikur nuk ka ndodhur asgjë – vajza vdes në vendin e ngjarjes

Bota

E tmerrshme/ Rusët shkelin me kamion ukrainasen, largohen sikur nuk ka ndodhur asgjë – vajza vdes në vendin e ngjarjes

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 12:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Një pushtues rus me një cisternë karburanti goditi një banore në Luhansk, Ukrainë.

Vajza që po kalonte rrugën në një vendkalim për këmbësorë është goditur nga një automjet i ushtrisë ruse.

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale dhe tashmë janë bërë virale në internet.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se vajza ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur më 12 shtator, por u bë i ditur vetëm tani ndërsa nuk dihet nëse janë marrë masa ndaj të dyshuarit.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat