Ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar sistemin raketor rus S400 Triumf

Bota

Ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar sistemin raketor rus S400 Triumf

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Kundërzbulimi ushtarak i Ukrainës në bashkëpunim me marinën e këtij vendi në natën midis 13 dhe 14 shtatorit kanë kryer një operacion special në afërsi të Yevpatroiya, duke shkatërruar sistemin raketor të mbrojtjes ajrore Triumf, që kushton 500 milionë dollarë.

Informacionet u zbuluan nga e përditshmja ukrainase Pravda, duke u thirrur në burime brenda shërbimit sekret të këtij vendi. Sipas të njëjtës, ukrainasit e nisën sulmin me dron dhe raketa Neptun.

Ishin dronët që fillimisht goditën “sytë” e sistemit: radarët dhe antenat. Më pas është shkatërruar stacionit i radarëve, njësitë e marinës goditën lëshuesin e raketave të sistemit S300/400 Triumf, duke përdorur raketat Neptun.

Kreu i SSU-së ukrainase, Vasyl Maliuk tha në disa raste se shpërthimet po ndodhin dhe do të vazhdojnë të sulmojnë rusët.

Në mëngjesin e sotëm ndodhën shpërthime në Yevpatroiya të Krimesë, kurse ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se sulmi i ukrainasve është realizuar me dron dhe dron nën ujor.

Neptun është raketë kundër anijeve e prodhuar në Ukrainë dhe është e bazuar në raketën sovjetike Kh-305, por me një rreze të përmirësuar veprimi dhe elektronikë moderne. Sistemi është dizajnuar për shkatërrimin e luftanijeve dhe atyre për transportim mallrash që peshojnë deri në 5 mijë tonelata.

Zhvillimi i Neptunit ishte paralajmëruar në vitin 2013, e mostrat e para janë testuar më 2016. Marina ukrainase i ka futur në përdorim nga marsi i vitit 2021. Kjo raketë peshon rreth 870 kilogramë dhe koke e saj ka eksploziv deri në 150 kilogramë dhe ka një rreze prej 280 kilometrash. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat