Sulmohet kantieri i anijeve në Krime, shkatërrohen dy anije ruse

Bota

Sulmohet kantieri i anijeve në Krime, shkatërrohen dy anije ruse

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 20:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Ukraina ka sulmuar kantierin e anijeve në Krimenë e kontrolluar nga Rusia, duke dëmtuar dy anije dhe objektet përreth.

Autoritetet ruse kanë njoftuar se nga sulmi kanë mbetur të plagosur 24 persona.

Bombardimi në Sevastopol është njëri prej më të mëdhenjve në javët e fundit.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se Ukraina ka sulmuar me dhjetë raketa dhe dy dronë të detit.

Cak i këtyre raketave ishin anijet ruse në Detin e Zi.

Kantieri ka rëndësi të madhe strategjike për Rusinë, sepse anijet ruse riparohen këtu.

Shtatë raketa janë rrëzuar nga kundërajrorët rusë, por tri prej këtyre raketave kanë dëmtuar dy anije.

Sulmi është pjesë e kundërofensivës ukrainase që ka nisur gjatë verës.

Udhëheqës të ushtrisë amerikane kanë parashikuar se kësaj kundërofensive i kanë mbetur edhe pak ditë para se të përkeqësohet moti në vjeshtë.

Amerikanët e kanë cilësuar si të suksesshme kundërofensivën ukrainase që kishte për cak kthimin e kontrollit në territoret që u pushtuan nga Rusia në fazat e hershme të luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat