Tërmeti në Marok duket se dëmtoi Xhaminë Tinmal të shekullit të 12-të

Bota

Tërmeti në Marok duket se dëmtoi Xhaminë Tinmal të shekullit të 12-të

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 19:37
Marok

Një tërmet me magnitudë 6.8 goditi Marokun të premten në mbrëmje duke lënë të vdekur 1,037 persona dhe qindra të lënduar.

Si pasojë e këtij tërmeti pati edhe dëme të mëdha materiale dhe imazhet e publikuara në internet tregojnë shkallën e dëmit në Xhaminë Tinmal në malet e Atlasit të Lartë, një shembull kryesor i arkitekturës Almohad.

Xhamia e shekullit të 12-të shërbeu si model për xhaminë Koutoubia në Marrakesh dhe xhaminë Giralda në Sevilje, tha për CNN një ish-ministër i kulturës marokene.

Ndryshe, si rrjedhojë e këtij tërmeti ekziston frika se mund të rrafshohen fshatra të tëra.

Epiqendra ishte në një zonë me popullsi të rrallë të Maleve të Atlasit të Lartë, 71 kilometra në jug-perëndim të Marrakeshit, një destinacion i madh turistik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat