Gjenerali ukrainas zbulon të metën e madhe të ushtrisë ruse, pasi thyen vijën e tyre të parë mbrojtëse

Bota

Gjenerali ukrainas zbulon të metën e madhe të ushtrisë ruse, pasi thyen vijën e tyre të parë mbrojtëse

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 19:53
Oleksandr Tarnavsky

Gjenerali ukrainas Oleksandr Tarnavsky, i cili drejton kundërofensivën në jug të vendit, deklaroi me vendosmëri pasi depërtoi vijën e parë të mbrojtjes ruse, se pret suksese edhe më të mëdha, duke theksuar se rusët bënë gabime strategjike në mbrojtjen e territorit.

Gjenerali brigade vlerësoi se Rusia i kushtoi 60 për qind të kohës burimeve të saj për ndërtimin e linjës së parë të mbrojtjes dhe vetëm 20 për qind në vijën e dytë dhe të tretë, duke lënë pas dore themelet e mbrojtjes së saj, sepse Moska nuk priste që forcat ukrainase të kalonin vijën e parë.

“Tani jemi midis vijës së parë dhe të dytë të mbrojtjes. Forcat ukrainase tani po shtyjnë në të dyja anët dhe po konsolidojnë pozicionin e tyre në territorin e marrë në luftimet e fundit”, tha ai në një intervistë për Observer.

Ai shtoi se tani janë në qendër të ofensivës, dhe se po përfundojnë shkatërrimin e njësive të armikut që po ofrojnë ndihmë për tërheqjen e trupave ruse pas vijës së tyre të dytë të mbrojtjes.

Një fushë e madhe e minuar “zuri rob” trupat ukrainase dhe u desh shumë kohë, ndërsa njësitë hapën ngadalë rrugën për sulmin.

“Trupat ruse vetëm kanë qëndruar dhe kanë pritur ushtrinë ukrainase, duke gjuajtur mjetet e tyre me granata e dronë”, tha gjenerali ukrainas.

Gjithashtu theksoi se ajo barrierë tani është kaluar, dhe se rusët janë detyruar të bëjnë manovra.

“Ukrainasit janë kthyer në tanket e tyre dhe mjetet e tjera të blinduara. Se Moska po e ndjenë presionin, ka shpërndarë trupat në ato zona nga brendësia e frontit brenda rajoneve të pushtuara siç është Khersonit dhe Lyman”, shtoi ai.

Në fund, ai deklaroi se armiku po sjell rezerva jo vetëm nga Ukraina, por edhe nga Rusia.

“Herët apo vonë, rusët do të mbesin pa ushtarët më të mirë. Kjo do të na japë një lloj shtytje të sulmojmë më shumë dhe më shpejt”, tha Tarnavsky – duke shtuar se gjithçka varet prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat