Flakët rrezikojnë Athinën, evakuohen disa lagje

Bota

Flakët rrezikojnë Athinën, evakuohen disa lagje

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 20:44
Athinë

Zjarrfikësit kanë përdorur edhe helikopterë në betejën e tyre për të shuar zjarret që të enjten kanë bërë shkrumb e hi gjithçka në afërsi të Athinës.

Zjarret kanë kërcënuar edhe parkun kombëtar të Malit Parnitha, një prej zonave më të mëdha të gjelbëruara në kryeqytetin grek.

Disa lagje të Athinës janë evakuuar ndërkaq disa të tjera janë urdhëruar që të jenë në gatishmëri për evakuim.

Në verilindje të Greqisë zjarrfikësit ende nuk kanë kontrollin ndaj zjarrit të madh në Alexandroupolis./ap

Në disa zona të tjera të Greqisë zjarrfikësit për ditën e shtatë me radhë nuk kanë mundur të lokalizonin zjarret.

Në tri ditët e fundit kanë vdekur 20 persona, kur flakët kanë përfshirë shtëpitë dhe pyjet.

Erërat e fuqishme të kombinuara me thatësinë e verës kanë ashpërsuar zjarret, duke vështirësuar edhe më shumë punën e zjarrfikësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat