Tërmet me magnitudë 6.2 ballë godet Argjentinën

Bota

Tërmet me magnitudë 6.2 ballë godet Argjentinën

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 18:29
Epiqendra e Termetit

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të shkallësh të Rihterit goditi veriun e Argjentinës.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 568 kilometrash, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Epiqendra ishte në provincën e Santiago del Estero, në veri të Argjentinës, rreth 130 kilometra në verilindje të kryeqytetit të provincës/abcnews.

Tërmeti ndodhi pak minuta pasi një tërmet me magnitudë 5.2 goditi në një thellësi prej 89 kilometrash Kilin, 56 kilometra në lindje të qytetit të La Tiranës.

As autoritetet argjentinase dhe as ato kiliane nuk raportuan për viktima dhe dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat