Presidenti kinez e viziton Afrikën e Jugut për samitin e parë të grupit BRICS

Bota

Presidenti kinez e viziton Afrikën e Jugut për samitin e parë të grupit BRICS

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 11:53
Presidenti kinez

Udhëheqësi kinez, Xi Jinping, të hënën do vizitojë Afrikën e Jugut, ai në këtë udhëtim synon të forcojë ndikimin e Pekinit mes vendeve që janë në procedura të zhvillimit dhe atyre që janë të zhvilluara, pasi lidhjet me Shtetet e Bashkuara mbeten thellësisht të tendosura dhe problemet ekonomike në Kinë janë duke u rritur.

Ky është udhëtimi i dytë i Jinping ndërkombëtar këtë vit, një kontrast me mos vizitat e tij jashtë Kinës gjatë kohës së pandemisë COVID-19.

Udhëheqësi kinez u largua për herë të fundit nga Kina në mars për t’u takuar me “mikun e tij të dashur” Vladimir Putin në Moskë, ku dy të autoritarët riafirmuan shtrirjen e tyre strategjike kundër SHBA-së dhe shpallën vizionin e tyre për një rend të ri botëror që nuk dominohet më nga Perëndimi.

Për Xi, kjo vizitë do të jetë nisma e samitit të parë të grupit BRICS.

Anëtarët e bllokut – Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut – përbëjnë më shumë se 40% të popullsisë globale. Ata gjithashtu ndajnë dëshirën për një botë më shumëpolare dhe kërkesën për fjalë më ndikim më të madh në çështjet globale, shkruan CNN.

Samiti i BRICS që do të mbahet në Afrikën e Jugut do të mbahet nga 22 deri më 24 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat