Putinit i vdiq një gjeneral – vitin e kaluar ai komandoi pushtimin e Ukrainës

Bota

Putinit i vdiq një gjeneral – vitin e kaluar ai komandoi pushtimin e Ukrainës

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 20:18
Putin

Mediat ruse po raportojnë për vdekjen e ish-komandantit të Qarkut Ushtarak Lindor dhe ish-zëvendës ministrit të Mbrojtjes së Federatës Ruse, gjeneral-kolonelit Gennady Zhidko.

Nga maji deri në korrik të vitit 2022, Zhidko komandonte grupin pushtues të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse në Ukrainë.

Mediat ruse raportojnë se informacioni për vdekjen është bërë i ditur nga guvernatori i Khabarovsk, Mikhail Degtyarev në Telegram.

Zhidko thuhet se vdiq në Moskë pas një sëmundjeje të gjatë, shkruan dailymail.

Në vitin të vitit 2016, Zhidko komandonte forcat e ushtrisë ruse në Siri. Dy vjet më vonë, ai u bë komandant i Qarkut Ushtarak Lindor të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse.

Nga nëntori i vitit 2021 deri në korrik 2022, ai ishte Zëvendës Ministër i Mbrojtjes – Shef i Departamentit Kryesor Ushtarak-Politik të Ushtrisë Ruse.

Në fillim të qershorit të vitit 2023, Zhidko u emërua komandant i të gjitha forcave të ushtrisë ruse në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat