Kim Jong Un nuk kursen as aleatët, hakerat e Koresë së Veriut ndërhyjnë në sistemet raketore ruse

Bota

Kim Jong Un nuk kursen as aleatët, hakerat e Koresë së Veriut ndërhyjnë në sistemet raketore ruse

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Një grup elitë hakerash nga Koreja e Veriut, duket se ka ndërhyrë në rrjetet kompjuterike të një prodhuesi të rëndësishëm të raketave ruse, përgjatë 5 muajve vitin e kaluar.

Sipas informacioneve, ekipe të spiunazhit kibernetik, të lidhura me qeverinë e Koresë së Veriut, kanë instaluar fshehurazi, spiunë digjitalë në sistemet e një zyre që projekton raketa, me bazë në Reutov, një qytet i vogël në periferi të Moskës.

Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi diktatori koreano-verior, Kim Jong un, i ofroi ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, një tur personal të armatimeve të shtetit komunist, përfshirë raketat e ndaluara balistike, gjatë një vizite të rrallë të këtij të fundit në Penian.

Në një video të transmetuar nga televizioni shtetëror KRT, ditën e enjte, tregoi liderin autoritar teksa i ekspozonte delgacionit rus arsenalin e vet ushtarak, mes të cilit edhe raketat ndërkontinentale Hëasong, e cila u testua me sukses në muajin prill.

Ajo besohet të jetë e para raketë balistike në vend që përdor shtytës të ngurtë, të cilët e bëjnë më të shpejtë se sa ato me karburant të lëngshëm. Në ekspoze, ishin gjithashtu dy modele të rinj dronësh, përfshirë njërin që sipas ekspertëve ngjason me atë që forcat ajrore amerikan përdorin për sulme.

Delegacioni rus i kryesuar nga Shoigu dhe ai kinez, kanë vizituar vendin me rastin e festimeve për 70-vjetorin e fundit të luftës koreane, që zakonisht shënohet nga parada ushtarake.

Kjo është hera e parë që prej mbylljes së kufijve për shkak të pandemisë, që zyrtarë të huaj vizitojnë shtetin e izoluar. Si Moska ashtu edhe Pekini ishin aleatë të rëndësishëm të Penianit gjatë luftës që çoi në ndarjen e gadishullit.

Vizita zhvillohen nën sfondin e akuzave të Perëndimit se Peniani po furnizon Rusinë me armë për luftën në Ukrainë. Të mërkurën, Kim zhvilloi bisedime miqësore, siç i quaji me Shoigu, i cili i dorëzoi një letër të firmosur nga presidenti Putin.

Zyrtari i lartë i Moskës e cilësoi ushtrinë koreano-veriore si më të fuqishmen në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat