Dy ukrainas dënohen nga Rusia me nga 15-vjet burgim për spiunazh

Bota

Dy ukrainas dënohen nga Rusia me nga 15-vjet burgim për spiunazh

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Dy agjentë të dyshuar se punuan për inteligjencën ukrainase janë dënuar nga një gjykatë ruse me 15-vjet për spiunazh, tha media shtetërore ruse të enjten.

Shërbimi i sigurisë rus, FSB nuk përmendi emrat e personave të akuzuar ose nuk tha se cila gjykatë e kishte miratuar vendimin.

Rusia ka njoftuar shpesh arrestimet e spiunëve të dyshuar që nga fillimi i luftës së saj në Ukrainë 17 muaj më parë.

FSB tha se të pandehurit ishin arrestuar vitin e kaluar me dyshimin për spiunazh dhe përfshirje në vdekjen e trupave ruse dhe shkatërrimin e pajisjeve në zonën e asaj që Rusia e quan “operacioni i saj special ushtarak” në Ukrainë, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat