Rritet frika globale e ushqimit pasi India ndalon disa eksporte të orizit

Bota

Rritet frika globale e ushqimit pasi India ndalon disa eksporte të orizit

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

India e ka ndaluar eksportin e orizit të bardhë për t’i ulur çmimet në vend, raportuan mediat indiane, duke shkaktuar shqetësime për furnizimet globale të ushqimit. India përbën 40% të eksporteve globale të orizit, duke e bërë atë furnizuesin më të madh në botë.

Shirat e vonshme të musonit i kanë dëmtuar të korrat, duke ngritur shqetësimet për një mungesë prodhimi. Tregtarët kanë njoftuar se ndalimi nuk ka gjasa të ulë çmimet në vend, por do t’i rrisë çmimet në vendet që importojnë drithërat nga India.

Mes shqetësimeve për një krizë globale ushqimore, Rusia u vu nën presion në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për t’i nisur shpejt dërgesat e grurit ukrainas.

Disa vende në zhvillim paralajmëruan për ndikimin e ndërprerjes në dërgesat e drithërave të Ukrainës, e cila tashmë ka çuar në një rritje të çmimeve të grurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat