Marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi po “i vjen fundi”! Rusia, ‘asnjë arsye’ për të zgjatur afatet

Bota

Marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi po “i vjen fundi”! Rusia, ‘asnjë arsye’ për të zgjatur afatet

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Udhëheqja ruse nuk sheh “asnjë arsye” për të zgjatur marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi, ndërsa asaj po i afrohet data e “skadimit”.

Marrëveshja siguron që tre porte të Ukrainës mund të vazhdojnë eksportimin e ushqimit pa frikën e bllokadës nga anijet ruse në Detin e Zi.

Marrëveshja është caktuar t’i përfundojë afati më 17 korrik. Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov tha se veprimet “e egra” të Perëndimit lidhur me marrëveshjen, e cila u ndërmjetësua nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, nënkuptonte se interesi rus për zgjatjen e marrëveshjes për herë të katërt kishte dështuar.

Unë nuk shoh se çfarë argumentesh mund të ketë nga ata që dëshirojnë të vazhdojnë nismën e Detit të Zi,” tha zoti Lavrov.

Ministri i Jashtëm u përpoq të qetësonte vendet më të varfra të botës, duke thënë se Rusia do të vazhdojë t’u sigurojë atyre ushqim “me shpenzimet tona, pa pagesë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat