Fluturimi i parë komercial në hapësirë i Virgin Galactic do të fillojë sot

Bota

Fluturimi i parë komercial në hapësirë i Virgin Galactic do të fillojë sot

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Virgin Galactic do të realizojë fluturimin e saj të parë komercial në hapësirë më vonë sot.

Fluturimi hapësinor, i quajtur Galactic 01 nga kompania private e turizmit hapësinor të Sir Richard Branson, do të niset në orën 17:00 me në Kosovë.

Por çfarë është një fluturim komercial në hapësirë?

E thënë thjesht, është një fluturim në hapësirë me njerëzit që paguajnë.

Ndërsa Galactic 01 po konsiderohet si fluturimi i parë komercial i Virgin Galactic, ai nuk do të ketë turistë në bord.

Në vend të kësaj, anëtarët e ekuipazhit do të nisin një mision kërkimor shkencor.

Por kur Galactic 02 të niset në gusht, ai do të ketë klientë që paguajnë.

Siç bëhet e ditur më tej, Galactic 01 do të mbajë tre anëtarë të ekuipazhit nga Forca Ajrore Italiane dhe Këshilli Kombëtar i Kërkimeve të Italisë së bashku me një instruktor astronaut nga Virgin Galactic.

Fluturimi 90-minutësh do të jetë suborbital, që do të thotë se do të arrijë në skajin e hapësirës pa shkuar në orbitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat