Gruaja nga Ekuadori “kthehet në jetë” 8 orë pas vdekjes

Bota

Gruaja nga Ekuadori “kthehet në jetë” 8 orë pas vdekjes

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Në Ekuador dhe jo vetëm, komentet mbi “ringjalljen” e Bella Montoya, 76 vjeçare, nuk kanë të ndalur.

E moshuara u deklarua e vdekur në pasditen e së premtes, pasi fillimisht ishte hospitalizuar në orën 9 të mëngjesit (sipas kohës lokale) në spitalin Martin Icaza de Babayoho.Gilber Rodolfo Balberán Montoya, djali i Bella-s, siguron se Zoti i dha asaj një shans të dytë.

E dërgova atë në spital rreth orës 9 të mëngjesit, dhe pasdite një doktor më tha se nëna ime kishte vdekur”, deklaroi Balberán.

Ai tutje shtoi se nëna e tij ishte brenda arkivolit nga ora 14 deri pas orës 18, atëherë kur familjarët e Bella vunë re se ajo kishte shenja jete në momentin që ata e hapën arkivolin për t’ia ndërruar rrobat.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat