Xhaxhai i katër fëmijëve që u gjetën të gjallë në xhunglën e Amazonës pas 40 ditësh thotë se mbijetuan duke ngrënë miell dhe fruta

Bota

Xhaxhai i katër fëmijëve që u gjetën të gjallë në xhunglën e Amazonës pas 40 ditësh thotë se mbijetuan duke ngrënë miell dhe fruta

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 11:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Katër fëmijë janë gjetur të gjallë – pesë javë pasi aeroplani me të cilin po udhëtonin u rrëzua në xhungël të dendur të Amazonës.

Ata u shpëtuan nga ushtria kolumbiane, jo shumë larg vendit ku u rrëzua aeroplani Cessna 206. Tre persona të rritur në bord, përfshirë edhe pilotin, humbën jetën.

Xhaxhai i këtyre fëmijëve ka thënë se ata arritën të mbijetonin për 40 ditë në xhunglën e Amazonës me miell të një bime ‘kasava’ dhe me fruta të pyllit tropikal, për të cilat ata kishin njohuri.

“Kur aeroplani u rrëzua ata nxorën (nga rrënojat) miellin ‘farina’, dhe me këtë, ata mbijetuan”, tha Fidencio Valencia jashtë spitalit në Bogota, ku ata pritet të qëndrojnë për të paktën dy javë. ‘Farina’ është një miell ‘kasava’ që njerëzit hanë në rajonin e Amazonës.

“Pasi iu harxhua mielli, ata filluan të hanin fara”, tha Valencia.

Damaris Mucutuy, halla e fëmijëve, tha se “fëmijët janë mirë” pavarësisht se janë të dehidratuar dhe kanë pickime nga insektet. Ajo shtoi se fëmijëve u ishin ofruar shërbime të shëndetit mendor.

Astrid Caceres, kreu i Institutit Kolumbian të Mirëqenies Familjare, tha se të rinjtë ishin gjithashtu në gjendje të hanin fruta sepse “xhungla ishte në korrje”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat