Zelensky me dhuratë speciale për Papën – jelek antiplumb që e kishte veshur një ushtar ukrainas

Bota

Zelensky me dhuratë speciale për Papën – jelek antiplumb që e kishte veshur një ushtar ukrainas

Më: 13 maj 2023 Në ora: 19:45
Foto nga takimi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë ditës së sotme takoi Papa Françeskun në Vatikan, ku dyshja biseduan rreth 40 minuta.

Gjatë takimit, 45-vjeçari i dorëzoi udhëheqësit fetar një jelek antiplumb të përdorur nga një ushtar ukrainas që kishte një imazh të Madonnas.

“Është një nder i madh”, tha Zelensky duke vënë dorën në zemër dhe ulur kokën teksa u takua me 86-vjeçarin.

I pari i shtetit të Ukrainës më pas ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku deklaroi se ishte “mirënjohës” për “vëmendjen personale të Papës ndaj tragjedisë së miliona ukrainasve”, duke shtuar se dyshja folën për “dhjetëra mijëra” fëmijë të dëbuar nga Rusia.

Lideri ukrainas u takua për herë të fundit me Papën në Vatikan në vitin 2020 dhe të dy kanë pasur disa biseda telefonike që nga fillimi i luftës.

Në fillim të luftës, Papa u përpoq të merrte një qasje të ekuilibruar me shpresën për të qenë një ndërmjetës, por më vonë filloi dënoi me forcë veprimet e Rusisë, duke i krahasuar ato me disa nga krimet më të këqija kundër Ukrainës gjatë epokës sovjetike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat