Japonia paralajmëron vendet e G7: Rusia dhe Kina po rrisin bashkëpunimin ushtarak

Bota

Japonia paralajmëron vendet e G7: Rusia dhe Kina po rrisin bashkëpunimin ushtarak

Më: 13 maj 2023 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Japonia ka shprehur shqetësimin për bashkëpunimin ushtarak rus dhe kinez në Azi, duke thënë se të dy vendet po shtojnë stërvitjet e tyre të përbashkëta.

Ministri i Jashtëm Yoshimasa Hayashi tha se situata e sigurisë në Evropë dhe në rajonin Indo-Paqësor ishte e pandashme që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Pushtimi i Rusisë ka “tronditur themelet e rendit ndërkombëtar” dhe Vladimir Putin duhet të përballet me një përgjigje të përbashkët nga komuniteti ndërkombëtar, u tha ai ministrave të G7 në Suedi.

Përveç kësaj, Kina dhe Rusia po forcojnë bashkëpunimin e tyre ushtarak, duke përfshirë fluturimet e përbashkëta të bombarduesve të tyre dhe stërvitjet e përbashkëta detare në afërsi të Japonisë,” tha Hayahshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat