Arrestohet Hasbulla Magomedov, kjo është arsyeja

Bota

Arrestohet Hasbulla Magomedov, kjo është arsyeja

Më: 9 maj 2023 Në ora: 10:58
Hasbulla Magomedov

Personazhi i famshëm i rrjeteve sociale dhe ambasadori i UFC, Hasbulla Magomedov, është arrestuar në vendlindjen e tij, Dagestan.

Sipas mediave ruse, Hasbulla dhe shokët e tij u vunë në pranga për shkak se kishin bllokuar një rrugë kryesore për të festuar një dasmë.

20-vjeçari kërkoi ndjesë në rrjetet sociale dhe premtoi që nuk do ta bënte më kurrë një gjë të tillë.

Hasbulla, i cili ka pamjen e një fëmije të vogël si pasojë e një sëmundjeje që quhet akondroplazi, ka mbi 8 milionë ndjekës në Instagram.

Ai është me origjinë nga i njëjti vend i legjendës së UFC-së, Khabib Nurmagomedov, të cilin e ka bërë shok të ngushtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat