Ish-presidenti rus: Rusia nuk ka zgjidhje tjetër veçse të asgjësojë Zelenskyn

Bota

Ish-presidenti rus: Rusia nuk ka zgjidhje tjetër veçse të asgjësojë Zelenskyn

Më: 4 maj 2023 Në ora: 17:36
Dmitry Medvedev, ish-presidenti dhe kryeministri i Rusisë

Moska nuk ka zgjidhje tjetër veçse të eliminojë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kështu siç raportojnë mediat e huaja thënë Dmitry Medvedev, ish-presidenti dhe kryeministri i Rusisë, i cili ka akuzuar Kievin për një “sulm terrorist” në Kremlin.

Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, i bëri komentet në kanalin e tij Telegram, ku ai lëshon rregullisht kërcënime bërthamore kundër Ukrainës.

Postimi i tij erdhi menjëherë pasi Moska akuzoi Ukrainën për përpjekje për të vrarë Vladimir Putinin me dy drone, të cilët u përplasën në rezidencën e presidentit rus në Kremlin herët në mëngjes të mërkurën.

Zelensky mohoi çdo përfshirje, duke thënë se vendi i tij nuk posedonte armë të afta për sulme të tilla.

“Pas sulmit terrorist të sotëm, nuk ka asnjë mundësi të lënë mënjanë – përfshirë eliminimin fizik të Zelenskyt dhe klikën e tij”, tha Medvedev.

Ndryshe, Instituti për Studimin e Luftës, një institut i bazuar në Uashington, tha se sulmi ndaj Kremlinit ka të ngjarë të ishte organizuar nga Kremlini për të justifikuar një përpjekje të ardhshme për të mobilizuar trupa për luftën.

Megjithatë, vëzhgues të tjerë ushtarakë besojnë se një akt i tillë do të ishte shumë poshtërues për Putinin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat