Del në qarkullim një variant i ri i COVID, ka këto simptoma

Bota

Del në qarkullim një variant i ri i COVID, ka këto simptoma

Më: 2 maj 2023 Në ora: 12:13
Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka identifikuar një variant të ri të Covid-19 që po përhapet në të gjithë globin. Ai është quajtur “Arcturus” dhe ka simptoma të reja.

XBB.1.16 ose Arcturus Organizata Botërore e Shëndetësisë po e klasifikon si një “variant nën monitorim”, i cili është më pak serioz se variantet e reja të Covid. Megjithatë, klasifikimet janë fluide dhe mund të ndryshojnë në çdo kohë.

Ky variant ka një shkallë transmetueshmërie më të lartë se llojet e mëparshme. Varianti i ri sjell me vete një simptomë krejtësisht të re të COVID-19: konjuktivitin, i njohur gjithashtu si syri rozë, i cili shpesh kombinohet me kruajtje.

XBB.1.16 është zbuluar në 22 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara. Ky variant sipas studiuesve nuk ka gjasa të rëndojë shëndetin, kjo pasi njerëzit janë vaksinuar dhe kanë imunitet më të lartë pas infeksionit të mëparshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat