Publikohen pamjet, forcat ukrainase shkatërrojnë tankun rus me një goditje

Bota

Publikohen pamjet, forcat ukrainase shkatërrojnë tankun rus me një goditje

Më: 22 prill 2023 Në ora: 10:10
Pamje nga shaktërrimi i tankut rus

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë shkatërruar një tank rus në rajonin e Donetskut, duke përdorur një ATGM, apo raketë e drejtuar kundër tankeve.

Pamjet janë publikuar nga Ukraina të cilat u xhiruan me dron.

Tanku i cili gjendej në fushë të hapur dhe po gjuante në një pozicion u godit keq më pas dhe u shkatërrua brenda pak sekondave nga forcat ukrainase.

Për pak sekonda, tank rus mori flakë e u bë tym.

Ndonëse nuk është e konfirmuar tanku mund të ketë qenë i tipit T-90.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat