Çka shkruan në pllakën kushtuar Bidenit me rastin e vizitës në Ukrainë

Bota

Çka shkruan në pllakën kushtuar Bidenit me rastin e vizitës në Ukrainë

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 21:20
Zelensky dhe Biden

Me rastin e vizitës së papritur të presidentit amerikan, Joe Biden në Ukrainë, emri i liderit amerikan u shfaq në ‘rrugën e guximtarëve’ në Kiev.

Një takim i fshehtë mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyi dhe të parit të SHBA-ve është zhvilluar sot, pas së cilës ata janë shfaqur në publik.

Me rastin e vizitës në Kiev, në “Rrugën e Guximit” u vendos një pllakë me emrin e Joe Biden.

Image
Pllaka kushtuar Bidenit

 

Pranë emrit të 80-vjeçarit është shënuar data e telefonatës së parë dhe vizitës së parë të tij.

“24.02.2022. thirrja e parë, 20.02.2023. vizitë”, shkruan në tabelë.

Joe Biden sërish theksoi mbështetjen e madhe të SHBA-së për Ukrainën ndërsa tregoi se ka ndarë një ndihmë të re në vlerë të 500 milionë dollarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat