Autobusi aksidentohet në Panama, të paktën 39 emigrantë të vdekur

Bota

Autobusi aksidentohet në Panama, të paktën 39 emigrantë të vdekur

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 22:18
Pamje nga aksidenti

Dhjetëra emigrantë kanë humbur jetën në një aksident autobusi në shtetin e Amerikës Qendrore të Panamasë, ku një autobus me më shumë se 60 emigrantë doli jashtë rrugës.

Të paktën 39 emigrantë u vranë dhe rreth 20 u plagosën në aksidentin e së mërkurës, raporton aljazeera.

Zyrtarët nuk kanë ndarë informacion rreth kombësisë së tyre, të cilët thuhet se kishin kaluar hendekun e rrezikshëm Darien midis Kolumbisë dhe Panamasë.

“Qeveria u shpreh ngushëllimet familjeve të atyre që mbetën të vdekur në këtë aksident”, shkroi presidenti i Panamasë, Laurentino Cortizo në Twitter.

Shkaku i kushteve të dobëta ekonomike, fatkeqësive natyrore dhe kushteve të rrezikshme, emigrantët shpesh rrezikojnë duke ndjekur rrugë të rrezikshme për një jetë më të mirë.

Ndryshe, ky është aksidenti më i rëndë që përfshin emigrantë në dhjetë vjetët e fundit në shtetin panamez. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat