Deklarata e fortë e ish-shefit të spiunazhit të Ukrainës: Putini është çmendur, po frikësohet nga atentatet!

Bota

Deklarata e fortë e ish-shefit të spiunazhit të Ukrainës: Putini është çmendur, po frikësohet nga atentatet!

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 20:23
Ish-shefi i spiunazhit të Ukrainës, Valeriy Kondratiuk

Ish-shefi i spiunazhit të Ukrainës, Valeriy Kondratiuk e ka quajtur presidentin rus Vladimir Putin një ‘tiran të frikësuar’, ndërsa ka theksuar se po përdor ‘marioneta’ në takimet e tij publike.

Në një intervistë për mediat amerikane, Valeriy Kondratiuk u shpreh se Putin është duke përdorur marioneta pasi ka frikë nga një atentat i mundshëm.

“Rusia drejtohet nga marionetat e Putinit. Një person që është në pushtet për një kohë të gjatë, përpiqet të marrë masa shtesë për sigurinë e tij. Për të parandaluar aktet terroriste gjatë evenimenteve publike, ai përdor kopje të tij. Putini i vërtetë është ai që takohet me ministrin e mbrojtjes”, tha Kondratiuk.

Në lidhje me ofensivën ruse në Ukrainë ai tha: Putini është i çmendur! Ai është përgjegjës për vuajtjet e ukrainasve.

Ndërsa, gjenerali ukrainas Kyrylo Budanov,  tha se Putin kishte punësuar njerëz të ngjashëm që kishin bërë operacione plastike.

“Ne dimë konkretisht për tre persona që vazhdojnë të shfaqen, por nuk dimë numrin e saktë. Ata të gjithë bënë operacione plastike për t’u dukur njësoj,” tha ai.

Kondratiuk drejtoi shërbimin e inteligjencës së jashtme ukrainase në 2020-2021, dhe inteligjencën ushtarake në 2015-2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat