Lindi nën rrënojat e tërmetit/ Adoptohet Aja, foshnja që humbi prindërit dhe katër vëllezërit

Bota

Lindi nën rrënojat e tërmetit/ Adoptohet Aja, foshnja që humbi prindërit dhe katër vëllezërit

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 15:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Vajza siriane, e cila lindi nën rrënojat e një ndërtese të shembur nga tërmeti në veri-perëndim të Sirisë u adoptua nga një i afërm i familjes. Foshnja u quajt Aja. Ky emër ka disa kuptime në arabisht, përfshirë “mrekulli” dhe “dhuratë nga Zoti”.

Pas ekzaminimeve të vazhdueshme, mjeku i spitalit sirian beri të ditur se Aja e vogël është në gjendje të mirë shëndetësore.

 “Gjendja e saj eshte me e mire.Ne i beme radiografi per shkak te mavijosjeve ne shpine.Fatmiresisht nuk ka patur asnje dem.Gjendja e saj po permiresohet dita dites.Ajo eshte vizituar nga te afermit, nga halla e saj dhe burri i tezes.”

Drejtori i spitalit ka deklaruar se ka marrë qindra telefonata nga persona që kanë dashur ta birësojnë, megjithatë ai ka pritur familjarët e vajzës të vijnë ta marrin.

Aja është e vetmja e mbijetuar në familjen e saj pasi prindërit dhe katër vëllezërit e motrat u vranë në tërmetin e së hënës me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore.

Ajo u shpëtua 10 orë pas tërmetit teksa ishte ende e lidhur me nënën e saj.

Familjarët e Ajas me sa duket u përpoqën të dilnin me shpejtësi nga banesa e tyre, por nuk arritën. Trupat e tyre u gjetën pranë hyrjes së ndërtesës. Familja e saj ishte mes miliona sirianëve që jetojnë në territorin e kontrolluar nga rebelët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat